75 Mall Live Search
11:57 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / S Z

Aksident në Slivovë, dy vetura dalin nga rruga

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Prishtinë–Gjilan, konkretisht në fshatin Slivovë.

Sipas pamjeve të siguruara nga “Indeksonline”, në aksident janë përfshirë dy vetura, të cilat si pasojë e përplasjes kanë dalë tërësisht jashtë rrugës.

Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. /Indeksonline/