Aksident në Slivovë, vetura përfundon poshtë rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë, në magjistralën Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Slivovë.
“Indeksonline” raporton se vetura e cila është përfshirë në aksident, ka përfunduar jashtë rrugës.
Nuk raportohet për të lënduar, si pasojë e këtij aksidenti.
