75 Mall Live Search
14:02 / E Martë, 01 Nëntor 2022 / k.v

Aksident në Sllatinë/ Vetura e dëmtuar në mes të rrugës krijon kolona të gjata (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në Sllatinë.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar video nga ky aksident ku shihet një veturë e dëmtuar ndërsa aty janë krijuar edhe kolona të gjata në drejtim të Pejës.

Kalimtarë të shumtë të rastit siç shihet në video janë mbledhur të vetura e dëmtuar.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin.

Përveç dëmeve materiale ende nuk ka informacion nga policia për persona të lënduar./IndeksOnline/