Aksident në Suharekë, dyshohet se janë goditur dy këmbësorë
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minuta në qytetin e Suharekës.
Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet vetura e aksidentuar e cila ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një punishte.
Dy persona dyshohet se kanë pësuar lëndime.

Në vend të ngjarjes janë parë Autoambulca dhe Policia e Kosovës./Indeksonline/

