10:07 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Aksident në Suharekë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në Suharekë, ku të lënduar kanë mbetur tre persona, dy femra dhe një mashkull.

Raportohet se i dyshuari përderisa ishte duke drejtuar veturën Golf me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën dhe fillimisht godet një shtyllë elektrike e më pas edhe një automjet transportues që lëvizte në shiritin e kundërt.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pësojnë i dyshuari dhe dy pasagjere femra dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit./Indeksonline/