Aksident në Veternik, kamioni ndeshet me dy vetura (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në Veternik të Prishtinës, shkruan IndeksOnline.
Një kamion dhe dy vetura janë ndeshur mes veti, ku shihen dëme të konsiderueshme materiale.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.

Nuk raportohet për të lënduar./IndeksOnline/
