Aksident në Viti, vdes një i ri
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në fshatin Dobresh të komunës së Vitisë, ku ka humbur jetën një i ri.
Burime të Indeksonline kanë thënë se viktima ishte duke ngarë skuterin, derisa është goditur nga një Pick-Up.
Indeksonline ka tentuar të marr edhe qëndrimin e policisë rajonale të Gjilanit, por pa rezultat.
Dëshmitarë të rastit kanë treguar për portalin se në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dal ekipet policore dhe kanë rrethuar vendin ku ndodhi aksidenti. /Indeksonline/