Aksident në Vranidoll, krijohen kolona të automjeteve

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në fshatin Vranidoll.
Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar ende për të lënduar, transmeton IndeksOnline.
Qarkullimi i automjeteve është bërë me vështirësi pasi që njëri shirit i rrugës ka qenë i bllokuar.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marr me rastin./IndeksOnline/
