75 Mall Live Search
13:20 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Aksident në Vushtrri, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime të lehta si pasojë e një aksidenti ku janë përfshirë një veturë me një motoçikletë, me ç’rast motoçiklisti pas trajtimit në emergjencën e Vushtrrisë është liruar në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Vushtrri, përkatësisht afër objektit të Akademisë së Sigurisë Publike.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.  Sipas tij, njësitet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe sipas hetimeve dyshohet se shkaktar i aksidentit të jetë pakujdesia e drejtuesit të veturës.

“Motoçiklisti ka pësuar lëndime të lehta me ç’rast pas trajtimit në spitalin e Vushtrrisë, është liruar për në shtëpi”, ka thënë Zahiti.