Aksident në Prishtinë , një person i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 20:00 në lagjen Ulpiana në komunën e Prishtinës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Bajram Krasniqi, për IndeksOnline ka thënë se dy vetura kanë qenë të përfshira dhe një person ka kërkuar ndihmë mjekësorë.

“Policia, në ora 20:01 është njoftuar për një aksident trafiku në lagjjen Ulpianë, Prishtinë. Policia ka dal në vend-ngjarje, të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura, për momentin një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, tha ai.


Ndryshe, në këtë lagje u krijuan kolona të gjata pasi rruga ishte bllokuar./IndeksOnline/