Aksident pranë “Syrit të Kaltër”, dy persona rrëzohen me motor në humnerë
Një aksident është regjistruar pranë “Syrit të Kaltër”, ku dy persona, njëri prej tyre shtetas i huaj, janë rrëzuar me motor në një humnerë rreth 15 metra në anë të rrugës.
Fatmirësisht, të dy qytetarët kanë pësuar vetëm lëndime të lehta. Në operacionin e shpëtimit morën pjesë forcat e MZSH-së, strukturat e Policisë, si dhe Urgjenca Mjekësore, raporton Abcnewsalbania.
Pas nxjerrjes nga zona ku kishin rënë, të lënduarit u transportuan drejt Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore dhe kontrolle.

