Aksident te Fakulteti Teknik – shihen persona të shtrirë në rrugë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më orët e vona të së martes në mes dy veturave në Prishtinë, saktësisht te semaforat e Fakultetit Teknik.
Sipas pamjeve që ka siguruar IndeksOnline disa persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e aksidentit.
Në video shihen disa persona të shtrirë ende në rrugë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor dhe autoambulanca e cila po transporton të lënduarit për trajtim mjekësor.
IndeksOnline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: