19:56 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aksident te “Lagjja e Spitalit” në Prishtinë

Reshjet e shiut dhe të borës kanë bërë që qarkullimi nëpër rrugë të vështirësohet, duke ndodhur një numër i aksidenteve.

Si pasojë e gjendjes jo të mirë të rrugëve ka ndodhur një aksident te Lagjja e Spitalit, më saktësisht “Te EULEX-i”.

Sipas pamjeve të dërguara nga një lexues i Indeksonline, shihet se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe nuk dihet nëse ka të lënduar./Indeksonline/