Aksident te Mensa e Studentëve

Një aksident trafiku ka ndodhur më herët tek semaforat që gjinden pranë Mensës së Studentëve.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, një e tipit BMW dhe tjetra e llojit Mercedes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe ekipet relevante, raporton Indeksonline.
Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.
Në të njëjtën rrugë është duke u bërë testimi i unazës qendrore të qytetit./Indeksonline/