75 Mall Live Search
16:17 / E Mërkurë, 22 Qershor 2022 / LB

Aksident të Menza e Studentëve, gjashtë persona të lënduar

Një aksident në të cilin janë përfshirë disa vetura ka ndodhur afër Menzës së Studentëve në Prishtinë.

Në këtë aksident, janë lënduar gjashtë persona.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka dhënë detaje përkitazi me këtë aksident.

“Rreth orës 15:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë  një autobus dhe dy vetura, ndërkaq deri më tani  gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Borovci