Aksident të “Qafa” në Prishtinë, vetura përplaset me motoçikletën

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15 e 40 minuta te “Qafa” në Prishtinë.
Një veturë dhe një motoçikletë janë përplasur mes veti, raporton IndeksOnline.
Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin.
Ende nuk ka informacion për viktima ndonëse dëmet materiale janë të konsiderueshme./IndeksOnline/