75 Mall Live Search
14:11 / E Enjte, 18 Mars 2021 / k.v

Aksident te “Rruga C”, lëndohet një person (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh te rruga “C”, në Prishtinë.

Lexues të IndeksOnlinet kanë dërguar pamje nga ky aksident, ku shihet një person i lënduar teksa po merr ndihmën e parë mjekësore.

Vetura e cila fillimisht ka goditur shtyllat ndriçuese në mes të rrugës, më pas ka përfunduar në shiritin tjetër.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/