75 Mall Live Search
13:20 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Aksident tek Kodra e Trimave në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutave tek ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti dëme material kanë pësuar dy vetura, përderisa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes tashmë ka arritur edhe njësiti i Policisë së Kosovës./Indeksonline/