11:50 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Aksident tek Konviktet e Studentëve: Ka të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Konvikteve të Studentëve në Prishtinë.
Një qytetar ka dërguar fotografi nga ky aksident i komunikacionit, i cili ka ndodhur rreth orës 10:40.

Policia dhe autoambulanca kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Sipas qytetarit, së paku një person është transportuar nga autoambulanca.

Sipas fotografive, shihet se një automjet i markës “BMW” është dëmtuar goxha shumë nga përplasja me një kamion.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.