Aksident tek Lesna në Prishtinë, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Prishtinë. IndeksOnline ka siguruar fotot nga vendi i ngjarjes, ku shihen ekipet emergjente duke i dhënë ndihmën e parë të lënduarit.
“Rreth orës 19:00, në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor, ku janë përfshirë dy vetura në lëvizje. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
