75 Mall Live Search
17:52 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Aksident tek “QMI-ja”, goditet me veturë një këmbësore

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Lipjan, saktësisht tek vendi i ashtuquajtur, QMI.

Në lidhje me këtë Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësen e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë – Lipjan, ka ndodhur aksident trafiku, ne mes të një automjeti dhe një këmbësoreje.”

“Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime tupore dhe e  njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. “

“Ngasësi i  automjetit është shoqëruar në stacion policor ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal  të komunikacionit rrugor”, tha ajo./Indeksonline/