Aksident trafiku në Mleqan, furgoni përplaset në mbrojtëset anësore të rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, saktësisht në fshatin Mleqan.
Në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa nga pamjet shihet se një veturë ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme, teksa një furgon është përplasur në mbrojtëset anësore të rrugës.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin, ndërkohë që lëvizja e automjeteve në këtë segment të rrugës është vështirësuar.
Ndërkaq ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
