75 Mall Live Search
14:47 / E Hënë, 19 Janar 2026 / P M

Aksident trafiku në Gllaviçic të Pejës, tre vetura të përfshira

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:55 në fshatin Gllaviçic, komuna e Pejës, ku janë përfshirë tre automjete, përfshirë edhe një kombi.

Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, kanë bërë të ditur burime të Indeksonline.

“Sot rreth orës 12:55 në fashatin Gllaviçic të komunës së Pejës ka ndodh një aksident policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes”, tha Fadil Gashi zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.