Aksident trafiku afër Klinës, lëndohen tre persona
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Dollc të Klinës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:50, mes dy veturave.
“Të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po merren me sqarimin e shkaqeve të ngjarjes”, ka deklaruar Gashi.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit./IndeksOnline/

