75 Mall Live Search
10:01 / E Premte, 01 Gusht 2025 / k.v

Aksident trafiku afër Klinës, raportohet për të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Drenoc të Klinës, ku një veturë shihet e dëmtuar rëndë në skaj të rrugës.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, raportohet për persona të lënduar, por ende nuk dihet numri i saktë apo gjendja e tyre shëndetësore.

Në momentin e raportimit, njësitet e trafikut të Policisë së Kosovës ende nuk kishin arritur në vendin e ngjarjes, pasi aksidenti kishte ndodhur vetëm pak çaste më parë./IndeksOnline/