13:24 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / k.v

Aksident trafiku afër Komoranit, të përfshira dy vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Drenas-Komoran, në Zabel të Ulët.

Në aksident janë përfshirë dy vetura ku përveç dëmeve materiale ende nuk ka informacion për të lënduar.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin./IndeksOnline/