75 Mall Live Search
16:54 / E Martë, 15 Korrik 2025 / k.v

Aksident trafiku afër Lipjanit, përplasen dy automjete (Foto)

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur para pak minutave në Lipjan.

Sipas pamjeve që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline, në aksident shihet se janë përfshirë një veturë me targa lokale dhe një me targa të Serbisë.

Përveç dëmeve materiale, ende nuk është njoftuar nëse ka persona të lënduar.

Policia rrugore është njoftuar për rastin dhe pritet të dal në vendin e ngjarjes./IndeksOnline/