75 Mall Live Search
13:49 / E Hënë, 25 Shtator 2023 / k.v

Aksident trafiku afër rrethit në Fushë Kosovë, krijohen kolona të gjata në drejtim të Aeroportit

Një aksident trafiku mes një kamioni transportues dhe një veture me targa të Serbisë ka ndodhur rreth orës 13:30 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, transmeton IndeksOnline.

Kolona e automjeteve është bërë e gjatë ndërsa në vendin e aksidentit ka dalë edhe policia e cila po merret me procedurat përkatëse.

Nuk është njoftuar për të lënduar ndërsa dëmet material janë të konsiderueshme./IndeksOnline/