23:43 / E Hënë, 22 Prill 2024 / FR

Aksident trafiku Lipjan, vdes një 71-vjeçar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka treguar se në aksident janë përfshirë një veture dhe një kamion ku si pasojë ka humbur jetën një 71-vjeçar.

Borovci tutje njoftoi se shoferi i kamionit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan.

Nga informatat e para është bërë e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe për pasojë një person, mashkull, 71 vjeç, ka humbur jetën.

Përderisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti, me urdhër të prokurorit të shtetit vozitësi i kamionit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, ka thënë Borovci për Indeksonline./Indeksonline/