75 Mall Live Search
22:06 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / V R

Aksident trafiku në Mitrovicë mes 3 veturave, ka të lënduar

Tri vetura janë përplasur para pak çastesh në rrugën e lagjes Bair, më saktësisht afër ish-objektit të Shkollës Fillore “Ismail Qemaili”, në Mitrovicë.

Dëshmitarët nga vendi thonë se aksidenti është shkaktuar në mënyrë zingjirore.

Nga fotoja shihet edhe prezenca e autoambulancës, e cila ka bartur disa të lënduar, mirëpo fatmirësisht kanë vetëm lëndime të lehta.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rasti.

Duhet theksuar se në këtë rrugë ndodhin shumë shpesh aksidente.