75 Mall Live Search
09:14 / E Hënë, 19 Korrik 2021 / k.v

Aksident trafiku me fatalitet afër Leposaviqit

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në rrugën nacionale Jezer-Leposaviq.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy automjete: një automjet i udhëtarëve me drejtues mashkull kosovar dhe një autobusi me drejtues mashkull shtetas i Serbisë, transmeton IndeksOnline.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i automjetit të udhëtarëve i cili në spitalin e Mitrovicës ka humbur jetën.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt./IndeksOnline/