75 Mall Live Search
15:19 / E Hënë, 26 Korrik 2021 / k.v

Aksident trafiku me fatalitet në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë

Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 11:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në fshatin Qubrel, shkruan IndeksOnline.

Në aksident është përfshirë një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës viktima R. A., 55 vjeçar.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi i emergjencës mjekësore në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e Njësisë së Trafikut Rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit të motoçikletës duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve të rrugës.