75 Mall Live Search
14:15 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Aksident trafiku me pasoja fatale, në Komoran

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e sotme në Komoran të Drenasit.

Një veturë me targa lokale dyshohet se ka goditur një këmbësore në rrugën Komoran-Carralevë.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin./Indeksonline/