14:36 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Aksident trafiku me persona të lënduar në Milloshevë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Në aksident janë përfshirë dy vetura me targa civile, transmeton IndeksOnline.

Në vendin e aksidentit kanë dalë menjëherë zyrtarët policor dhe autoambulanca.

Mësohet se në këtë aksident ka persona të lënduar ndërsa policia ndodhet ende në vendin e aksidentit./IndeksOnline/