Aksident trafiku me të lënduar në Gurrakoc (Foto)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/01/received_564513952210990.jpeg)
Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur para pak minutave në Gurrakoc të Istogut.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i aksidentit ku shihen automjetet e shkatërruara.
Sipas lexuesve në këtë aksident ka disa të lënduar të cilëve u është dhënë ndihma mjekësore.
Policia e trafikut është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/01/received_562724242062701.jpeg)