22:16 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Aksident trafiku me të lënduar në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në Prishtinë.

Dy vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën në lagjen Tophane.

Si pasojë e këtij aksidenti pati edhe të lënduar, teksa në vendin e ngjarjes arritën edhe ekipet emergjente, transmeton Indeksonline.

Duhet përmendur faktin se përgjatë 24 orëve shpesh herë numri i aksidenteve është mjaftë i lartë, e në disa raste edhe me fatalitet.

Shumë herë nga Policia e Kosovës është apeluar për kujdes në trafik, në mënyrë që të shmangen aksidentet e mundshme./Indeksonline/