14:20 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / OSH

Aksident trafiku mes 3 veturave te salla 1 tetori, Policia jep detaje

Një aksident trafiku mes 3 veturave ka ndodhur afër sallës “1 tetori”.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:40 në rrugën “Edmon Hoxha” Prishtinë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ku janë përfshirë tri automjete. Si pasoj lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/