Aksident trafiku mes autobusit dhe veturës të ‘Rrethi i flamurit’ (Foto)

Një aksident trafiku mes një autobusi të trafikut urban dhe një veture me targa lokale ka ndodhur para pak minutave te ‘Rrethi i flamurit’ në kryeqytet.
Lexues të IndeksOnline kanë dërguar foto nga ky aksident ku shihet të jetë me dëme materiale.
Policia e trafikut është paraqitur në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.
Në rreth-rrotullim është krijuar tollovi e madhe e makinave./IndeksOnline/

