75 Mall Live Search
15:03 / E Martë, 17 Tetor 2023 / k.v

Aksident trafiku mes dy automjeteve në Zonën Industriale në Prishtinë (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur në Zonën Industriale në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Dy vetura janë përplasur mes veti në udhëkryqin e parë brenda parkut industrial.

Policia ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme në të dy automjetet ndërsa për të lënduar ende nuk është njoftuar./IndeksOnline/