75 Mall Live Search
19:51 / E Premte, 05 Shtator 2025 / F.R

Aksident trafiku mes dy vetura në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ku kanë qenë të përfshira dy makina.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti, ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit është lënduar një person.

‘‘Rreth orës 13:30 ne rrugën Nacionale Prishtinë -Ferizaj në udhëkryqin Konjuh-Livagjë, ka ndodhur nje aksident trafiku në mes të dy automjeteve.

Si pasojë e aksidentit një përson është lënduar.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, ka njoftuar policia.