75 Mall Live Search
15:44 / E Martë, 19 Mars 2024 / k.v

Aksident trafiku mes dy veturave afër Sllatinës, pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën Pejë-Prishtinë, afër Sllatinës.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i aksidentit ku shihet kolonë e gjatë e automjeteve dhe veturat e dëmtuara në mes të rrugës.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa për gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga policia./IndeksOnline.