21:26 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Aksident trafiku mes dy veturave, në Dragodan të Prishtinës

Para pak minutave, në rrugën Ahmet Krasniqi, në lagjen Arbëria, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident.

Në aksident sipas dëshmitarëve ishin të përfshira dy vetura të tipit “BMW” dhe “Opel Astra”, shkruan Indeksonline.

Njësiti i policisë dhe ndihma e parë janë në vendin e ngjarjes.

Përpos dëmeve materiale, nuk kemi informacione për të lënduar.

Indeksonline do t’ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.