75 Mall Live Search
10:43 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Aksident trafiku mes dy veturave në Drenas, disa të lënduar rëndë

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në Korroticë të Drenasit.

Burime të Indeksonline nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë  ndihma e shpejtë dhe Policia e Kosovës.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë. /Indeksonline/