75 Mall Live Search
16:57 / E Martë, 07 Dhjetor 2021 / k.v

Aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person

Sot rreth orës 16:00, në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në policinë e Prishtinës ka thënë se si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./IndeksOnline/