75 Mall Live Search
15:48 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Aksident trafiku mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë

Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur rreth orës 15 e 30 në rrugën “UÇK” në Prishtinë, raporton Indeksonline.

Aksidenti ka përfunduar me dëme materiale ndërkohë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime te lehta trupore.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty është paraqitur njësiti i trafikut për të kryer procedurat e duhura./Indeksonline/