Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton IndeksOnline.
Dy automjete, njëra e tipit “Mercedes” dhe tjetra “Audi” janë përplasur mes veti, kur përveç dëmeve të konsiderueshme materiale ende nuk është njoftuar për të lënduar.
Veturat kanë qëndruar në vend-aksident derisa policia rrugore është marrë me rastin./IndeksOnline/