17:54 / E Martë, 03 Maj 2022 / k.v

Aksident trafiku në Banjë të Pejës, ndeshen mes veti dy vetura (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17 e 30 minuta në Banjë të Pejës.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar foto nga vendi i aksidenti, fshati Baicë, ku shihen të ndeshura dy vetura.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar ndërsa shihet se dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia e trafikut tani ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/