Aksident trafiku në Çagllavicë, Policia në vendin e ngjarjes (Video)
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Ferizaj–Prishtinë, në zonën e Çagllavicës.
Sipas pamjeve të dërguara nga qytetarët në redaksinë e IndeksOnline, në aksident janë shkaktuar dëme materiale në automjetet e përfshira. Deri më tani, nuk ka informacione zyrtare lidhur me gjendjen shëndetësore të personave që ndodheshin në automjete në momentin e aksidentit.
Njësitet e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave që çuan deri te aksidenti./IndeksOnline/

