75 Mall Live Search
14:11 / E Hënë, 20 Shtator 2021 / k.v

Aksident trafiku në Çagllavicë, tre të lënduar (Foto)

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 12 e 45 minuta në Çagllavicë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë Rajonale në Prishtinë ka thënë për IndeksOnline se në këtë aksident kanë qenë të përfshira një motokultivator dhe një veturë.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar ajo.

IndeksOnline ka siguruar foto nga ky aksident ku shihet policia duke i dhënë ndihmën e parë njërit prej të lënduarve./IndeksOnline/