23:47 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Deçan me disa të lënduar, një në gjendje të rëndë !

Pak momente më parë ka ndodhur një aksident trafiku në Deçan.

Përveç dëmeve materiale, disa persona kanë marrë lëndime trupore. Njëri nga ta mësohet se është në gjendje të rëndë dhe po merr mjekimin në QKUK.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur mes dy veturave tek Qendra Emergjente Mjekësore. Në vendin e ngjarjes janë paraqitur policia e vendit për të hetuar rastin. /Indeksonline/